Profesori Sulejman Mehazi në një shkrim të tij dërguar ‘Bota sot’ i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Mehazi duke iu drejtuar Haradinajt thotë se ‘a fare nuk të shkon mendja se helmi politik i Vuçiqit është Albin Kurti!?’.
Poashtu, Mehazi shkruan se Albini është më evropian e amerikan se ju për ta mbrojtur Kosovën
Reagimi i plotë:
O Ramush, a fare nuk të shkon mendja se helmi politik i Vuçiqit është Albin Kurti!?
I nderuar kryetar i AAK-së, Ramush, të na falni ama nuk e ke trurin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit t'i jepni këshilla politike, a fare nuk ju shkon mendja juve të opozitës se Albini është më evropian e amerikan se ju për ta mbrojtur Kosovën!, a fare nuk ju shkon mendja se misioni i BE-së dhe SHBA-së është që me anë të Albin Kurtit të hiqen qafës klyshat e Millosheviqit që janë rritur në ujqër e arinj të Putinit. A fare nuk ju shkon mendja se evropianët e amerikanët kanë zbuluar se helmi politik i Vuçiqit është Albin Kurti.