Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për vizitat e liderëve opozitarë të Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Avni Zogiani nga partia në pushtet ka ironizuar me udhëtimin e tyre, duke thënë se ata bënë mirë që “po e përfaqësojnë” Kosovën.
Mirëpo, sipas tij, ata i kanë “hargjuar llafet”, pasi emisarin special amerikan për dialogun Gabriel Escobar e takuan edhe në Prishtinë, javë më parë, përcjell Bota sot.
“Fort mirë që liderët opozitarë udhëtuan për Washington me e përfaqësu' Kosovën.
Mirëpo, Escobarin e takuan para do javësh në Prishtinë, e ndoshta i kanë pasë llafet e harxhueme... nejse, nashta brengë e pavend, veç qe po shkon mendja gjithkah.
Për shembull, Lumiri në Washington tha pak a shumë të njëjtën që e tha në Prishtinë pas të njëjtit takim”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.
Krerët opozitarë, gjatë vizitës së tyre në SHBA, janë pritur edhe në Departamentin e Shtetit Amerikan./BS