Bahri Gashi, ekspert për Politikat e Sigurisë ka reaguar pas deklaratës të Nenad Çanakut, i cili tha sot se Albin Kurti është rekrutuar si pjesë e shërbimeve sekrete serbe.
Por, më vonë Çanak deklaroi përsëri dhe tha se kjo ishe sarkazmë e tij.
Politikani liberal nga Vojovodina, Nenad Çanak, ka thënë se deklaratat e tij në një emision në “Tv Happy”, se radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg janë vetëm sarkazmë dhe asgjë më shumë.
“Ishte sarkazmë. Asgjë tjetër”, ka thënë shkurtimisht Çanak.
Për këtë eksperti Bahri Gashi thotë se, deklarata e Çanakut është propagandë serbe për të shpërqndruar vëmendjen në kohë kritike që po kalon Kosova.
Postimi i plotë:
Asgjë më shumë se SARKAZMË ÇUDITËSE !!!
Daklarata e liderit liberal Nenad Çanak se Kryeministri Albin Kruti ishte i rekrutuar si pjesë e shërbimeve sekrete serbe, s'është gjë tjetër veqse një propagandë dhe insinuatë e trashëguar serbe, që ka për qëllim shpërqëndrim të vëmendjes, në kohët kritike që po kalon Kosova.
SARKAZMË IRONIKE
100% FAKE NEWS!
100% INSINUATË!
100% E PAVËRTETË!