S’ktheu përgjigje për 10 ditë radhazi, Kuvendi sqaron pas lajmit për pagesën e deputetëve serbë

Aktuale

S’ktheu përgjigje për 10 ditë radhazi, Kuvendi sqaron pas lajmit për pagesën e deputetëve serbë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:34
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka bërë një sqarim lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, duke thënë se ata që dorëhiqen nuk përfitojnë asgjë, as pagën kalimtare. Por ky njoftim erdhi pas publikimit të lajmit se 10 deputetët e Listës Serbe të dorëhequr do të marrin paga nga Kuvendi, por jo edhe policët serbë.

Ndonëse, më 9 nëntor, KP ka pyetur Kuvendin nëse do t’iu ndalohet pagesa mujore deputetëve serbë të dorëhequr, edhe këtë herë nuk ka marrë përgjigje. 

Lidhur me këtë temë për KosovaPress ka folur Lëvizja Fol, ku koordinatorja Burbuqe Kastrati ka thënë se edhe kur japin dorëheqje deputetët, kompensimi bëhet për një 1 vit, derisa ata të rigjenerojnë të ardhura të tjera. 

Ajo ka folur edhe për deputetët e rinj serbë të betuar të enjten, për të cilët ka thënë se do të marrin pagën bazë edhe nëse nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit. 

“Për deputetët e rinj të Listës Serbe nëse nuk dalin, nuk paraqiten në punë, vetëm mëditjet për ta nuk kompensohen. Ndërsa, në rastin e 10 deputetëve të Listës Serbe të dorëhequr nga Kuvendi, kompensimi parashihet të ndodhë për një vit, por që në atë moment kur ata deputetë kanë të ardhura të tjera, ky kompensim ndalet”, thotë Kastrati. 

Për të njëjtën çështje KosovaPress ka konsultuar nenin 16 të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, e i cili thotë: 

“Deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër, ose nga realizimi i pensionit, që nga dita e përfundimit të mandatit deputeti/ja ka të drejtë në pagë bazë për dymbëdhjetë muaj.”

Ndërsa Kuvendit nuk i mjaftuan 10 ditë për të kthyer një përgjigje. 

Sqarimi i Kuvendit, i cila erdhi tek pas publikimit të temës me titull “10 deputetët e Listës Serbe të dorëhequr do të marrin paga nga Kuvendi, por jo edhe policët serbë”, sqaron si në vijim: 

“Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, njoftojmë si në vijim:

Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.

Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në komunikatën për media. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat