Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Sveçla ka njoftuar se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor.
“Bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës vizitova pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete e tyre duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.
Postimi i plotë: