“Kur dy tradhtarët e kombit i bëjnë elozhe njëri-tjetrit”/Ja pse nuk e përshëndeti Rama- Osmanin në Samit

Aktuale

“Kur dy tradhtarët e kombit i bëjnë elozhe njëri-tjetrit”/Ja pse nuk e përshëndeti Rama- Osmanin në Samit

Nga: N.E. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 20:41
Takimi Rama- Abazoviqi

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar Samitin e Frankofonisë, që pos tjerëve ishte prezente edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abozoviq.

Maxharraj ka thënë se kryeministri Edi Rama, i urren liderët e Kosovës dhe dashuria e tij është më e madhe për Aleksandër Vuçiqin.

“Kur dy tradhtarët e kombit i bëjnë elozhe njëri- tjetrit. Në Tunizi po mbahet Samiti i Frankofonisë, ku pjesëmarrës janë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri ne detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Dihet botërisht se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i urren liderët e Kosovës, sidomos presidenten Vjosa Osmani dhe Albin Kurtin.

Por kryeministri Edi Rama më shumë së këta e donë Aleksandër Vuçiqin, me të cilin punon kundër Kosovës, të cilin e përqafon ngrohtësisht dhe e quan vëlla”, ka shkruar Maxharraj.

Ai ka komentuar edhe mos përshëndetjen e Ramës me presidenten Osmani.

Sipas tij, Rama me takimin me Abazoviqin duke e lavdëruar, tregon inat ndaj Osmanit.

“Por në këtë Samit si gjithherë nuk u takua, as që u përshëndet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Por sot gjatë ditës, kryeministri Rama u takua edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Rama në takimin me Abazoviq i thuri elozhe Abazoviqit duke e lavdëruar lartë Abazoviqin me fjalët: “Me ma t’mirin”, ka shkruar Rama. Këtë lavdi Rama, ashiqare e bëri për inat të presidentes Vjosa Osmani, e cila çdo herë ia përplasë Edi Ramës të këqijat që po i bënë në rakullimin e Shqipërisë drejt gërminës. Kështu veprojnë vetëm tradhtarët e kombit duke i thurë elozhe njëri- tjetrit”, ka përfunduar Maxharraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat