Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka dalë pozitiv me koronavirus, tri ditë pasi takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenti austriak përmes një cicërime në Twitter tha se pas disa simptomave, sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Unë dola pozitiv për COVID-19 sot dhe nuk do të marr asnjë takim për momentin. Pas simptomave, një test PCR konfirmoi dyshimin për infeksionin me COVID”, tha ai.
Van der Bellen tha se aktualisht është mirë me shëndet, por punën do ta vazhdojë nga shtëpia.
Kujtojmë se Osmani u prit nga Van der Bellen tri ditë më parë në pallatin Hofburg në Vjenë.
Ich wurde heute positiv auf COVID-19 getestet und werde vorerst keine Termine wahrnehmen. Nach typischen Symptomen hat ein PCR-Test den Verdacht auf COVID-Infektion bestätigt. Es geht mir soweit gut und ich werde meine Amtsgeschäfte von Zuhause aus weiterführen. (vdb)
— A. Van der Bellen (@vanderbellen) November 19, 2022