Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Haradinaj ka shpërndarë një fotografi nga ky takim.
“Knaqësi”, ka shkruar shkurtimisht Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.
Me Ritchie Torres është takuar edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.
Konjufca e quajti kongresmenin “mik të madh të shtetit tonë”, derisa kujtoi edhe një fjalim të tijin në Dhomën e Përfaqësuesve, ku Ritchie Torres kishte thënë se Kosova s’bën pa ShBA’në, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, shkroi Konjufca në Facebook.