Trudeau, Macron, Pahor, disa nga figurat që Osmani i takoi në Tunizi

Aktuale

Trudeau, Macron, Pahor, disa nga figurat që Osmani i takoi në Tunizi

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 21:26
Vjosa Osmani/ Emmanuel Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e krerëve të 88 shteteve anëtare të Frankofonisë në Gjerba të Tunizisë.

Osmani në ditën e parë të këtij samiti pati bashkëbisedime të shumta me liderë të ndryshëm botëror.

në albumin me fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Osmani shihet duke biseduar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, presidentin francez, Emmnuel Macron, presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe shumë krerë të tjerë të shteteve.

“Bashkëbisedime të shumta me liderë botërorë gjatë ditës së parë të samitit të krerëve të shteteve anëtare të Frankofonisë, në Gjerba të Tunizisë”, shkroi Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat