Miftaraj ka një thirrje për Kuvendin dhe partitë politike në Kosovë

Aktuale

Miftaraj ka një thirrje për Kuvendin dhe partitë politike në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:18
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka kërkuar Kuvendit të emërojnë dy gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se Kushtetetuesja nuk rrezikon të mbetet pa kuorum deri në fund të vitit 2022, mirëpo atëherë do t’iu skadojë mandati dy gjykatësve.

“Gjykata Kushtetuese nuk rrezikon të mbetet pa kuorum deri në fund të vitit 2024, kur iu skadon mandati dy gjykatësve nga shtatë sa ushtrojnë mandatin e tyre aktualisht!

Pesë gjykatësve tjerë iu skadon mandati në vitin 2027.

Sikurse është me interes për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese që e njëjta të funksionojë në përbërje të plotë prej nëntë anëtarëve.

Andaj, Kuvendi i Kosovës dhe partitë politike në Kuvend do të duhej të emëronin dy gjykatësit e mbetur për hir të rritjes së efikasitetit, mbrojtjes dhe promovimit të integritetit të vet Gjykatës Kushtetuese, përmes një procesi të drejtë, pavarur dhe të paanshëm e jo sipas preferencave politike”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat