Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të hënën do të mbahet takim i nivelit të lart të dialogut Kosovë – Serbi.
BE-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
Fillimisht Borrell do të pret Kurtin e Vuçiqin me fillim nga ora 8 e mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.
“Fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në insititucione të Kosovës. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit”, thuhet nga BE-ja.