Mehaj takon Herem, flasin mbi bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Estoni.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka vazhduar takimet e tij me homolog të ndryshëm botërorë në kuadër të Forumit të Sigurisë Halifax në Uashington.
Ai gjatë ditës është takuar me komandantin e Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, gjenerallejtënant Martin Herem, me të cilin ka biseduar mbi bashkëpunimin në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike dhe pjesëmarrje të përbashkët në misione paqeruajtëse.
“Në situatën aktuale gjeopolitike bashkëpunimi ndërmjet shteteve është element i pazëvendësueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka shkruar Mehaj në Facebook.