Pas 4 orësh përfundon takimi Kurti - Vuçiq në Bruksel/ Dalin detajet se çfarë biseduan

Aktuale

Pas 4 orësh përfundon takimi Kurti - Vuçiq në Bruksel/ Dalin detajet se çfarë biseduan

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 06:15 Përditësuar në ora: 10:19 më 21.11.2022
Foto nga takimi

Fillon takimi i përbashkët Kurti e Vuçiq në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë "takim urgjent", për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

"... t'i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve", shkroi ai në Twitter.

Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë - shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.

Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.

Lajçak pjesë e takimit Borrell-Kurti-Vuçiq

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borelj, sot rreth orës 08:00 ka filluar takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më pas pritet të takohet me takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti tashmë ndodhet në takim, kurse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmërohet të ketë takimin e tij në orën 9:00.

Sipas Tanjugut serb, krahas Borelit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Borrellit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Pas Kurtit, Borrelli ka nisur menjëherë takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Nis takimi Kurti-Borrell

Me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel.

Fillimisht Borrelli pret në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më pas pritet takimi i përbashkët.

Takimi mes Borrellit dhe Kurit ka nisur, njofton REL.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

​Borrell pret sot Kurtin e Vuçiqin

Bashkimi Evropian ka njoftuar se sot do të mbahet takim i nivelit të lart në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

BE-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Borrell do të presë Kurtin e Vuçiqin me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.

“Fokusi i takimit emergjent do të jetë që të gjendet një rrugë për të dalë nga kriza aktuale dhe të evitohen përshkallëzimet e mëtutjeshme dhe tensionet në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fund të takimit”, u tha në njoftimin e BE-së.

Vetë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter u shpreh se ka ardhur koha që të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për deeksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar të gjithë vendimin e Qeverisë për targat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat