Kurti nesër takohet me qytetarë e prezenton buxhetin për vitin 2023

Aktuale

Kurti nesër takohet me qytetarë e prezenton buxhetin për vitin 2023

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 10:22
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me qytetarë në Prizren pasi do të prezentojë buxhetin për vitin 2023.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, me anë të një story në rrjetin social Facebook, në të cilën thuhet se takimi do të fillojë nga ora 15:00

Aty bëhet e ditur se në takim do të jetë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat