Publikohet fotoja e kadetit të policisë që vdiq sot në aksident trafiku

Aktuale

Publikohet fotoja e kadetit të policisë që vdiq sot në aksident trafiku

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 10:24
Pamje nga aksidenti

Një kadet i Policisë së Kosovës, rreth 30-vjeç, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në Jashanicë të Klinës, teksa po shkonte në punë.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.

Media lokale “Klina.info”, raporton se Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë.

Image
Flordian Shabaj
Image
Pamje nga aksidenti
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat