Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi urgjent i thirrur nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në Bruksel sot Kurti u prit nga Borrell dhe i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbië, Miroslav Lajçak.
Bashkë me Kurtin, ishin ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Paraprakisht, i pari i ekzekutivit kosovar është pritur nga Lajçak dhe më pas nga Borrell, me të cilët e ka zhvilluar një takim. Para atij trepalësh në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.