Analsiti Xhevdet Pozhari ka thënë se veriu i Kosovës është bërë strehë për kriminelë dhe kontrabandues.
Sipas tij, ishte pushteti i mëparshëm, duke e parë disponimin e ndërkombëtarëve që mos të ndërmerret asnjë veprim ligjor në atë pjesë të territorit.
“Menduan se krejt korruptohen! Albin Kurti po ua dëshmon përditë se e kanë pasur gabim edhe atëherë, edhe tani kur iu gënjen mendja se do të bie nën presionin e kriminelëve”, shkruan ai.
Postimi në Facebook:
Në emër të stabilitetit, veriu i vendit në vend që të integrohet, u bë parajsë për kriminelë dhe kontrabandues. Pushtetarët e mëparshëm, duke e parë disponimin e ndërkombëtarëve që mos të ndërmerret asnjë veprim ligjor në atë pjesë të territorit, nisën të bashkëpunojnë me strukturat atje sipas maksimës "krimi dhe korrupsionit nuk njeh etni"!
Atyre nuk u ka shkuar ndonjëherë në mend se një ditë një njeri do t'i thotë "mjaft më" xhunglës në veri e cila u mirëmbajt edhe me aminin e ndërkombëtarëve.
Menduan se krejt korruptohen! Albin Kurti po ua dëshmon përditë se e kanë pasur gabim edhe atëherë, edhe tani kur iu gënjen mendja se do të bie nën presionin e kriminelëve.