Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave.
Borrell priti të hënën në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
"Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot", tha Borrell për gazetarët.
"Ekziston një përgjegjësi e madhe për dështimin e bisedimeve sot dhe për çfarëdo përshkallëzimi dhe dhune që mund të ndodhë në terren në ditët në vazhdim", shtoi ai.