Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka reaguar pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq.
Ai nuk u shpreh i kënaqur me takimin e realizuar në Bruksel, ku tha se është e pamundur me bind ndonjë qytetar sot se dialogu i ka sjell ndonjë të mirë.
“Në Kosovë apo në Serbi. Prandaj sot njerëzit kanë humbur durimin për gjithë këtë që po ndodh. E shohin si një farsë e cila në vend zgjidhjes së problemeve të qytetarëve është shndërruar në mjet realizimi të interesave të politikanëve”, shkroi Shasha në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Njoni del ne video qe eshte super komod me negociatat. Tjetri menjehere reagon per te thene se edhe ai eshte super komod, madje edhe po lun shah.
Ama e verteta eshte se asnje pale nuk eshte komod, prandaj te gjitha palet manipulojne. Ky episod na meson se per lideret politik shpesh me i rendesishem eshte manipulimi me dialogun se dialogu ne vetvete. Prandaj njoni vendos tarif 100%, tjetri thote "thikat mbi hartat", njoni thote jemi "good guys", tjetri ngrit MIG-at, llug llug llug.
Por ne fund dite krejt kjo eshte e kuptueshme. Manipulimi i politikaneve eshte i vjeter sa malet. Problemi eshte vec kur e tepron. Per te qene manipulimi i efektshem ai duhet te permbaj grimcat e se vertetes dhe realitetit. Dhe ky eshte pikerisht problemi i dialogut. Nder vite eshte krijuar nje hendek ne mes dialogut dhe qytetareve. Eshte e pamundur me bind ndonje qytetar sot se dialogu i ka sjell ndonje te mire. Ne Kosove apo ne Serbi. Prandaj sot njerez kane humbur durimin per gjithe kete qe po ndodh. E shohin si nje farse e cila ne vend zgjidhjes se probleme te qytetareve eshte shnderruar ne mjet realizimit te interesave te politikaneve.