Stano: Fatkeqësisht s’ka marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel

Aktuale

Stano: Fatkeqësisht s’ka marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:25
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se s’është arritur marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se takimi është përmbyllur, por pa dhënë ndonjë rezultat.

“Takimi urgjenti i nivelit të lartë mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ndërmjetësuar nga Josep Borrell ka mbaruar. Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht. Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë që takimi ka filluar që nga orët e mëngjesit, ku janë takuar fillimisht ndaras dhe pastaj dy liderët së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat