“Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”/ Pas takimit në Bruksel, vjen reagimi nga LDK

Aktuale

“Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”/ Pas takimit në Bruksel, vjen reagimi nga LDK

Nga: A.SH Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Nga bisedimet që u mbajtën në Bruksle, nuk u arrit marrëveshje për targa.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se që në fillim është dashur t ndqien këshillat e amerikanëve sa i përket çështjes së targave.

Majde, ai shton se tash “duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen”.

Postimi në Facebook:

Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel!!!

Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë.

Tash duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen.

Kjo qasje nuk shpie askund.

Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat