Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe ish gazetari Agron Bajrami ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Bajrami është shprehur se në takimin urgjent, Kosova kishte propozuar që të pezullonte fazat e mëtejme të ndërrimit të targave, në këmbim që Serbia të prodhonte targa ilegale por edhe që BE-ja të niste procesin e bisedimevebazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
“Për çudi, kjo u refuzua!” – tha z. Bajrami në profilin e tij në Twitter.
At urgent dialogue meeting called by @JosepBorrellF, #Kosovo proposed to suspend further phases of plate conversion, in exchange of Serbia stop issuing illegal plates & EU starting the process of talks based on latest proposal backed by GER & FRA.
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) November 21, 2022
Strangely, this was refused!
Ndërkohë, mjaft i ashpër ishte Josep Borrell që tha se BE-ja kishte dhënë një propozim e të cilin e kishte pranuar Kosova por e kishte refuzuar Serbia.
Ai tha se do të informonte shtetet anëtare dhe partnerët e BE-së për sjelljen e palëve, e sidomos të Kosovës.
Në anën tjetër, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pasur fjalë të ashpra pas takimit me Kurtin në Bruksel. Ai është shprehur se "na prisnin netë pa gjumë"derisa tregonte se nuk ishte arritur marrëveshje.