Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Kosova propozoi diçka për planin franko-gjerman, çuditërisht u refuzua nga BE

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Kosova propozoi diçka për planin franko-gjerman, çuditërisht u refuzua nga BE

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 17:22
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Bajrami është shprehur se në takimin urgjent, Kosova kishte propozuar që të pezullonte fazat e mëtejme të ndërrimit të targave, në këmbim që Serbia të prodhonte targa ilegale por edhe që BE-ja të niste procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

“Për çudi, kjo u refuzua!” – shkroi Bajrami në Twitter.

Nga ana tjetër, pas përfundimit të takimit trilateral BE-Kosovë-Serbi, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politkë të Jashtme, Josep Borell, deklaroi se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai cili nuk u pajtua me propozimet e BE’së për një zgjidhje për rrugën para për çështjen e targave.

“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

“Sundimi i ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensionim dhe eskalim të situatës”, ka thënë Josep Borrell në konferencë për shtyp, derisa e fajësoi, siç tha ai, “në veçanti Kosovën” për mosrezultat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat