Profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki ka reaguar me ironi pas takimit të ditës së sotme që u zhvillua në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk arritën marrëveshje sot në Bruksel.
Për këtë, Kraki ka ironizuar duke thënë se tash Spanja e tërheq njohjen e Kosovës, dhe BE na i rikthen vizat.
Ai madje është tallur me analistët të cilët sipas tij, do të debatojnë sonte me temën “Pse Albini nuk i dha diçka Serbisë”?.
Reagimi i plotë:
E zezë dita, kuku për neve tash Spanja e tërhek njohjen që e patëm arrit falë BE-së, edhe vizat na rikthehen tash, edhe statusi kandidat na suspendohet… çka bojnë na tash pa Borellin që 20 vitet e fundit i ka kalu duke e refuzu Kosovën si realitet e si shtet.
Tash sonte vlojnë debatet me temën «Pse Albini nuk i dha diçka Serbisë?»