Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pak orë pasi përfundoi pa ndonjë marrëveshje takimi për çështjen e targave në Bruksel.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta dhe të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor” – shkroi Gërvalla.
Kujtojmë që kryediplomati evropian, Joseph Borrell, në fund të konferencës së tij ku bëri të ditur se nuk ka marrëveshje për targat, ka pasur gjuhë të ashpër veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës që sot u përfaqësuar nga kryeminsitri Albin Kurti.
Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.
“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell.