Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi ka reaguar pas përfundimit Kurti-Vuçiq.
Ai përmes një postimi në Facebook propozoi që deri në mars të ofrohen targa provuese me RKS dhe të bëhet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.
Mirëpo, në rast se nuk funksionon as kjo, ai përmendi edhe mundësinë e një lufte.
“Nëse nuk dhez kjo po bojm luftë n'pranverë. Ftojmë veteranët fallc të i përgjigjen rekrutimit, për ju të vërtetët ne kemi obligim ndaj jush gjithmonë”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nëse një marrëveshje Serbia nuk ka pranuar ta zbatoj për dhjetë vjet, nuk do e zbatoj as tani. Mirëpo, deri në mars të ofrohen targa provuese me RKS dhe të bëhet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve. Nëse nuk dhez kjo po bojm luftë n'pranverë. Ftojmë veteranët fallc të i përgjigjen rekrutimit, për ju të vërtetët ne kemi obligim ndaj jush gjithmonë.