Aktori që njihet si përkrahës i PDK-së i del krah Kurtit: Me mendje e me zemër jam me të!

Aktuale

Aktori që njihet si përkrahës i PDK-së i del krah Kurtit: Me mendje e me zemër jam me të!

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 18:47
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përballur sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. E takimi që zgjati për më shumë se katër orë nuk solli marrëveshje për pezullimin e vendimit për zbatimin e marrëveshjes për targat.

Kjo gjë ka nxitur reagime të shumta ndër politikanë e analistë të ndryshëm në Kosovë.

Shumë prej tyre po e kritikojnë Kurtin për qasjen e tij në dialog përkatësisht për mos-pezullimin e këtij vendimi.

Ndërkaq në mesin e mbështetësve të kryeministrit ka dalë aktori Jeton Zogiani i cili është i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Zogiani që shpesh shfaqë kundërshtimin e tij për politikat e Kurtit, sot i doli në mbështetje, duke thënë se e përkrah me zemër kryeministrin, sa herë që përballet me Vuçiqin.

“Sa herë që Kryeministri i vendit tim përballet me Vuçiqin, me mendje e me zemër jam me të!

Ne e kemi një armik të përbashkët”, ka shkruar aktori në profilin e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat