Reagon Vlora Çitaku: Sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat

Aktuale

Reagon Vlora Çitaku: Sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:32
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitak

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas takimit të mbajtur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Çitaku përmes një postimit në twitter ka thënë se sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat.

“Si kaluam nga diskutimi për normalizimin dhe njohjen reciproke, në grindjet e vogla për targat?! Sovraniteti është i rëndësishëm, por edhe aleancat”, ka shkruar ajo.

Kryediplomati evropian, Joseph Borrell, në fund të konferencës së tij, pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq, ka pasur gjuhë të ashpër veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat