Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell priti sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje për targat.
“Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot. Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi", tha Borrell pas takimi me Kurtin dhe Vuçiqin.
Por sipas analistit Faton Mehmeti, Bashkimi Evropian ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi.
“BE për 10 vjet bisedime ka dështuar. Njëanshmëria ka prodhuar situatën e një Serbie të ledhatuar, derisa Kosova ndonëse njihet nga BE (përjashto 5 shtete) nuk mbështetet në zbatimin e vendimeve të saja konform sovranitetit dhe Kushtetutës”, shkruan Mehmeti.
“Vetëm SHBA është garancë për marrëveshje përfundimtare, BE ka dështuar!”, ka shkruar analisti Faton Mehmeti, përcjellë “Bota sot”.