Drejtori eksekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj ka komentuar vendimin e qeverisë Kurti për shtyerjen për 48 orë për gjobitjen e atyre që në Kosovë përdorin targa ilegale.
Ky vendim i Qverisë Kurti erdhi pas kërkesës së Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Për vendimin, Kurtin e ka lavdëruar Drejtori eksekutiv I IKD-së, Ehat Miftaraj.
“Sa mirë që Kurti më në fund e dëgjoj këshillën e ShBA! Vendim prej lideri. A e kuptoni se në fund kemi vetëm një aleat që nuk na len në lloq. Tash kthenu nja 2 ose 3 javë prapa, e fshini komentet negative, ofenduese, linçuese, kërcënuese ndaj secilit që ka kërku mu kordinu me amerikanë, e fshini edhe komentet e poshtra ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë.”, ka shkruar Miftaraj.