Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se çështja e targave nuk është dashur të vijë fare në këtë situatë të cilën gjendemi tani.
Sipas tij, për shtyerjen e vendimit për çështjen e targave ka pasur tentativa, sugjerime, deri edhe lutje nga Shtetit i Departamentit Amerikan.
Shala në emisionin special në Tëvë1 theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me “aventurat e tij politike” po e lëndon raportin me SHBA-të dhe po e pozicionin Kosovën në një situatë në të cilën nuk ka qenë asnjëherë.
“Kryeministri Kurti në aventurat e tij politike bëri veprime të cilat de-facto po e lëndojnë raportin me SHBA-të..”, tha Shala.
I pyetur se a i shpëtuam rrezikut të përshkallëzimit pas vendimit për shtyerjen e shqiptimit të gjobave për pronarët e makinave me targa ilegalet ai tha se Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka qenë i mirë informuar për çështjen në veri që mund të përshkallëzohet prandaj ka kërkuar shtyerjen e vendimit.
“Mbrëmë Ambasadori ka pasur informacione relevante, prandaj ka dalur se asnjëherë nese e analizojmë marrëdhëniet diplomatike apo marrëdhëniet Kosovë – SHBA asesi nuk ka ndodhur në të kaluarën me patur veprime dhe reagime të tilla, pra ambasadori ka qenë i mirë informuar për çështjen në veri mund të përshkallëzohet në ndonjë masë të skajshme”, deklaroi Shala.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e vendimit për shqiptimin e gjobave për pronarët e makinave me targa ilegale të lëshuara.
SHBA ka kërkuar që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet për dy ditë. Në një deklaratë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thuhet se është kërkuar kjo kohë që të lejohet BE-ja dhe SHBA-ja për të angazhuar palët që të gjejnë zgjidhje.