Situata e përgjithshme e sigurisë në kufijtë Jarinje dhe Bërnjak, por edhe në veri në përgjithësi është e qetë.
Magjistrales Mitrovicë-Leposaviq nuk ka lëvizje të shumta të automjeteve.
Ndërsa afër kufirit të Jarinjes, ku gjendet stacioni i policisë kufitare, ndodhen pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës me automjetet e tyre, si dhe pjesëtarë të EULEX-it.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/22/auto_unnamed_41669114781.jpg)
Një helikopter i KFOR-it është duke vëzhguar herë pas here situatën nga lartësia, ndërsa situatë e ngjashme po mbretëron edhe në kufirin e Bërnjakut.