E konfirmon Presidenca Çeke: 1 janari 2024 data e re për liberalizim të vizave, jemi shumë afër kompromisit

Aktuale

E konfirmon Presidenca Çeke: 1 janari 2024 data e re për liberalizim të vizave, jemi shumë afër kompromisit

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Ilustrim

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Kështu raportoi sot Radio Evropa e Lirë bazuar në burime.

Lidhur me këtë çështje kanë folur nga Presidenca Çeke.

Në përgjigjen e tyre thuhet se janë shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit.

Zëdhënësja e Presidencës Çeke të Këshillit Evropian, Eva Hrnčířová ka thënë se data me të cilën punojnë është aktualisht 1 janari i vitit 2024.

“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 1.1.2024”, thuhet në përgjigje.

Siç raportoi REL datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat