Dy ministra italianë në Kosovë, Ambasada italiane: Po punojmë për të ulur tensionin mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Dy ministra italianë në Kosovë, Ambasada italiane: Po punojmë për të ulur tensionin mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:30
Ambasada italiane

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto sot do të jenë për vizitë në Kosovë, ndërsa ambasada italiane në Kosovë shkruan se po punojnë për të lehtësuar siç thonë tensionet mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit ushtarak.

Ambasada italiane në një njoftim në Twitter shkruan se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor, ndërsa njofton se dy ministrat do ta vizitojnë edhe Beogradin.

“…Po punojmë për të ulur tensionin mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. Italia gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor."

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka shtyrë zbatimin e vendimit për gjoba për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë targa ilegale.

Shtyrja e zbatimit të vendimit ka ardhur pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat