Këta janë katër kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave në veri të Kosovës

Aktuale

Këta janë katër kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave në veri të Kosovës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në KQZ emrat e katër kandidatëve për për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Nga PDK kanë konfirmuar për gazetën se emrat e kandidatëve të përzgjedhur të PDK-së për të garuar në këtë pjesë të Kosovës tashmë kanë shkuar në zyret e KQZ-së.

Sipas kësaj partie, për Mitrovicë e Veriut kandidat është Taulant Kelmendi, Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi, Zubin Potok – Izmir Zeqiri dhe në Zveçan – Ilir Peci

Afati për të paraqitur emrat e kandidatëve të tyre është shtyrë nga KQZ-së deri më 25 nëntor 2022

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat