Katër senatorë amerikanë kanë bërë një deklaratë pas zhvillimeve të fundit në dialog në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
Bëhet fjalë për senatoren Jeanne Shaheen, senatorin Chris Van Hollen, atë Thom Thillis dhe Ron Johnsonin. Vlen të theksohet se dy nga senatorët i takojnë Partisë Demokratike dhe dy tjerët partisë Republikane.
Ata kanë shprehur zhgënjimin e tyre për mungesën e progresit për çështjen e targave. Por, po ashtu kanë shprehur shqetësim për (sic) “rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit në rajon, që vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi,”
Senatorët kanë mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian (BE) për arritjen e një zgjidhjeje paqësore derisa kanë pasur një thirrje (ose inkurajim) edhe për kryeministrin Albin Kurti.
Krejt çka thanë senatorët:
“Ne jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike përpara mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur çështjen e targave... Ne po ashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit në rajon, që vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi. Ne mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për të arritur një rezolutë paqësore për çështjen, dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti që t’i shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur zgjidhje paqësore për çështjen me presidentin Vuçiq. Ne po ashtu shprehim vlerësimin tonë për trupat e KFOR-it që luajnë rol instrumental në mbajtjen e paqes në rajon,”
Disappointed Kosovo & Serbia could not come to agreement concerning the longstanding disagreement over car license plates. The impasse puts hard-won peace at risk. We support the EU’s efforts to broker a peaceful resolution. My statement w/ Sens. Johnson, Tillis & Van Hollen: pic.twitter.com/ns2T5zeQTM
— Sen. Jeanne Shaheen (@SenatorShaheen) November 21, 2022