Ambasadori francez: Franca e zhgënjyer nga mosarritja e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Ambasadori francez: Franca e zhgënjyer nga mosarritja e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 16:05
Pamje nga Brukseli

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar pasi nuk u arrit një marrëveshje për targat mes Kosovës e Serbisë në Bruksel të hënën.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se Franca shpreh keqardhje për mungesë të një marrëveshjeje të tillë.

”Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell”, thuhet ndër tjerash në postim.

Po ashtu, ambasadori ka “qortuar” dy palët duke shtuar se përkrahin thirrjet e Bashkimit Evropian për shmangien e çdo veprimi të njëanshëm.

“Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve, dhe në veçanti Kosovës, të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian”, shkroi ndër tjerash ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka shtyrë implementimin e vendimit për gjobitjen e shoferëve me targa ilegale serbe në Kosovë.

Kjo u bë pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkuan një gjë të tillë pasi në Bruksel nuk u arrit një marrëveshje për këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat