Kancelari Scholz: Duhet të jemi gati për përshkallëzim të situatës

Aktuale

Kancelari Scholz: Duhet të jemi gati për përshkallëzim të situatës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 17:34
Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se mund të ketë eskalim të situatës si pasojë e luftës në Ukrainë.

Këtë, kancelari Scholz e bëri të ditur duke folur në një konferencë në Berlin, raporton Sky News.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e luftës dhe dështimet e dukshme dhe në rritje të Rusisë, ne duhet të jemi gati për përshkallëzim”, deklaroi kancelari gjerman, derisa shtoi se kjo mund të përfshijë edhe shkatërrimin e infrastrukturës.

Scholz po ashtu tha se udhëtimi i tij i fundit në Kinë ia vlejti, pasi të dy vendet ndanë qëndrimin e tyre të përbashkët kundër përdorimit të armëve bërthamore.

Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e dhjetë të saj derisa Kremlini nuk ka treguar shenja se do të zmbrapset.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat