Qeveria e Kosovës do të mblidhet nesër në orën 10:00, për të shqyrtuar disa projektligje e propozim-vendime.
Në mesin e 20 pikave që janë në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Zagreb/Kroaci dhe Dakar/ Senegal (MPJD)”, thuhet në rendin e ditës.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.