Opinionisti politik, Gazmir Raci, ka deklaruar se të enjten kryeministri Albin Kurti mund të udhëtojë në Bruksel.
“Sipas burimeve të mia të enjten pritet që të mbahet një takim”, është shprehur ai në Rubikon, derisa ka qenë së foluri për një takim trepalësh në Bruksel në mes të ndërmjetësuesve evropianë, kryeministrit kosovar Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Më tutje Raci është shprehur se zgjidhja për ta kaluar ngërçin tashmë është në duart e Amerikës.
“Shumë mirë që amerikanët kanë marrë rolin vendimtar”.