Deputeti i VV’së në një intervistë për Kanal 10 ka thënë se Qeveria Kurti dhe Vetëvendosje janë më shumë proamerikanë se proevropianë.
Sipas tij, e kundërta është demagogji e opozitës.
Si dëshmi të proamerikanizmit, Bajqinovci e ka përmendur një Tweet të mbrëmshëm të Kurtit, ku i tha po kërkesës së SHBA për shtyrje 48 orëshe të vendimit për gjoba për bartësit e targave ilegale.
Bajqinovci është bërë bartës i linçimit të Borell, pasi ky i fundit e bëri përgjegjës Kurtin për mosarritjen e marrëveshjes.
Postimin e tij ku e ka quajtur “Vorrell” Borellin, e ka quajtur sarkazëm.
“Nuk e di ky zotëri a e përfaqëson Spanjën që s’e njeh Kosovën apo BE’në. S’ka asnjë dilemë se ai e ka marrë anën e Serbisë”, ka theksuar ai.