Deputeti nga radhët e LVV, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ish-kryenegociatorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Skender Hysenin.
Ai u shpreh se “tepër mirë i kemi punët kur e mendoj që soji i Skender Hysenit na ka përfaqësu”, përcjell “Bota sot”.
Ndër të tjera Basha thotë që “vazhdoj me qenë i dëshpërum që s’jemi anëtarësu në UNESCO me pas fut këtë specie të rrallë bashkë me harmonikën e tij”.
Postimi i plotë
Gjendja:
𝐃𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧 𝐊𝐧𝐮𝐭 𝐀𝐛𝐫𝐚𝐡𝐚𝐦: “Kosova ka plotësisht të drejtë të vendos për ligjet brenda territorit të saj dhe kjo vlen për çështjen e targave.”
𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐡ë 𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢: “…vendimi për targa është i ligjshëm, por para ligjshmërisë në këtë rast vijnë elemente të tjera.”
𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐡ë prapë 𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐢, “Vjosa Osmani me qendrime si të Millosheviqit, Kurtin nuk do ta marrë më askush seriozisht.”