Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave

Aktuale

Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 09:47 Përditësuar në ora: 10:46 më 23.11.2022
Pamje nga Brukseli

E konfirmon Presidenca Çeke: Liberalizimi i vizave u hoq nga agjenda për shkak të tensioneve rreth targave

Nga Presidenca Çeke kanë konfirmuar se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Në përgjigjen e tyre thuhet se aktualisht çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit.

Presidenca Çeke bën thirrje për “deskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”.

“Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në axhendën e saj, veçanërisht tani para Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit.

Bëjmë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat