A do të jetë edhe Borrell prezent sot në takimin “urgjent” në mes të kryenegociatorëve në Bruksel?

Aktuale

A do të jetë edhe Borrell prezent sot në takimin “urgjent” në mes të kryenegociatorëve në Bruksel?

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 10:29
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell

Sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak  për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.

Ende nuk dihet agjenda dhe as nëse do të jetë prezent në takime Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për media ka thënë se nuk mund të japë detaje nëse Borrell do të jetë prezent në këto takime.

Takimi në Bruksel vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë për 48 orë vendimin për nisjen e zbatimit të fazës së gjobave për targat ilegale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë dje se që nga dita e hënë, kur kritikoi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell për rolin e tij në bisedimet e djeshme në Bruksel, nuk ka pasur komunikim me të.

Ai ka përsëritur edhe një herë kritikat e tij për Borrellin, duke thënë se ai e braktisi propozimin franko-gjerman duke kërkuar dakordim vetëm për targat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat