Nga Presidenca Çeke kanë konfirmuar se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Në përgjigjen e tyre thuhet se aktualisht çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit.
Presidenca Çeke bën thirrje për “deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”.
“Megjithatë, Presidenca Çeke e mban Ballkanin Perëndimor lart në axhendën e saj, veçanërisht tani para Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në procedurë të brendshme të Këshillit.
Bëjmë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës aktuale në Kosovë në lidhje me targat e veturave”, thuhet në përgjigjen e tyre.