Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës do të diskutohet edhe për Projektligjin për Pagat në sektorin publik si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik, ku dhe pritet të miratohen këto dy projekt-ligje.
Në dokumetin e siguruar janë edhe koeficientët e Policisë së Kosovës të propozuar nga Qeveria.
Një Polic i Lartë është vlerësuar me koeficient 5.1, Polici me 4.4, ndërsa me koeficient 4.2 është vlerësuar një Polic i Ri, ndërsa Kadet Policor me koeficient 2.
Gjithashtu është propozuar që Drejtori i Përgjithshëm të ketë koeficient 14.5, kurse Koloneli me koeficient 10.2, Majori me 8.2, Kapiteni me 7.4 dhe Togeri me 7, e Rreshteri në Policinë e Kosovës është vlerësuar me koeficient 5.3.