Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës pritet të miratohet Projekt-ligji për Pagat në sektorin publik si dhe Projekt-ligji për Zyrtarët Publik.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, koeficientin më të lartë e ka Presidenti i vendit, 18.
Vendin e dytë e zë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5, ndërsa pas tij vie Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit me koeficient të propozuar prej 17.
Sa i përket ministrave, ata janë vlerësuar me koeficient 16.4.