Blerta Delliu, deputete e Kuvendit nga radhët e PDK-së, shprehet se sikur të dëgjohej SHBA për ta shtyer afatin për targat për 10 muaj, sot do të ishte ndryshe situata.
Deputetja Deliu thotë se rikthimi i nivelit të dialogut tek targat nga ana e Qeverisë po i sjell vetëm dëme vendit.
Reagimi i saj i plotë:
Liberlizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, vendim që pritej të mirrej sot, është hequr nga agjenda e ambasadorëve të vendeve të BE-së me arsyetimin mbi situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës për targat.
Tash, përtej ndërlidhjes politike të liberalizimit nga ana e BE-së, që është plotësisht e padrejtë, rikthimi i nivelit të dialogut tek targat nga ana e Qeverisë po i sjell vetëm dëme vendit.
Sikur të dëgjoheshin në fillim SHBA-të për shtyrje të afatit për targat për 10 muaj, sot gjendja do të ishte ndryshe.
Keq – shumë keq