Qeveria emëron drejtorin e ri të Shërbimit Sprovues

Aktuale

Qeveria emëron drejtorin e ri të Shërbimit Sprovues

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:33
Qeveria e Republikës së Kosovës

Arsim Tahiri është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Shërbimit Sprovues të Kosovës, në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai deri tani ishte zëvendësdrejtori i SHSK-së.

“Arsim Tahiri është përzgjedhur si propozim për emërim nga Ministria e Drejtësisë, prandaj më lejoni të ju njoftoj përkrahjen tonë ndaj Ministrisë së Drejtësisë që z. Tahiri të emërohet në pozitën e Drejtorit të Shërbimit Sprovues”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Propozim-vendimi mori votat e të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në detyrën e re, Tahiri do ta ketë një mandat katërvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat