Sot janë mbushur 22 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe ish-kolumnisti i gazetës “Bota sot”.
Beriane Mustafa, vajza e Xhemail Mustafës ka shpalosur momente nga varrimi i tij.
Në një postim në Facebook, Beriana ka shkruar se nuk kishte guxim që ta shihte në arkivol për herë të fundit pasi donte ta ruante pamjen me fjalët e tij të fundit “shihemi Bellushe”.
“23 nëntor 2000!
Në ditën tande të varrimit, unë nuk e pata guximin as të të shoh në arkivol për herë të fundit.
E ruajta pamjen tënde të fundit me fjalët "shihemi Bellushe," ama na s'u pamë ma babë, sot që 22 vjet! Dritë e shpirtë çdo ditë e më shumë po ta ndjejë mungesën!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, Xhemail Mustafa u vra mizorisht më 23 nëntor të vitit 2000, në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.